Taulant Balla pas vizitës në Bruksel: Shqipëria nuk ka më detyra shtëpie pa plotësuar!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Taulant Balla pas vizitës në Bruksel: Shqipëria nuk ka më detyra shtëpie pa plotësuar!

Kryeministri Edi Rama ndodhej sot në Bruksel, prej ku zhvilloi takime në Këshill, Parlament dhe në Komisionin Europian.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pjesë e delegacionit që shoqëroi Kryeministrin Rama në Bruksel informoi sot mbi axhendën e takimeve, ndërsa theksoi se priteshin lajme shumë të mira.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, përmes një lidhjeje skype, Ballau shpreh se pa kësaj vizite u mësua se Shqipëria nuk ka më detyra shtëpie pa plotësuar.

“So, në Bruksel, të gjithë miqtë evropianë e kanë mirëpritur, më së fundmi e rakorduar edhe me Këshillin Evropian, Shqipëria nuk ka më asnjë detyrë shtëpie pa realizuar, sikurse e citoi komisioneri Varhelyi dhe që Shqipëria është gati të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Mendoj që është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, sepse është e qartë tashmë që me përfundimin e zgjedhjeve më 17 Mars në Vendet e Ulta, unë besoj që do të kemi dhe datën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy