Dy shoferë përfunduan në prangat e policisë këtë të hënë.
Nga ana e Policisë së Lezhës u njoftua se shtetasit A. M., 42 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë dhe Sh. R., 37 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin u arrestuan në flagrancë, teksa drejtonin mjetet e tyre në gjendje të dehur.
Advertisement
Në ditët e fundit, Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në rrugë për të kapur drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.