Një prift në Greqi, i cili nuk e besonte koronavirusin, duke thënë se gjithçka është bërë të goditur kishën, tashmë është prekur nga Covid-19.
Mediet ne Greqi raportojnë se prifti i komunitetit lokal në Patra, tallej me njerëzit që mbanin maskë dhe ruanin distancën me njëri-tjetrin për t’u mbrojtur nga virusi.
“Ky prift në mënyrë të përsëritur tallej me një të afërmin tim sepse kishte veshur një maskë në kishë. Përveç kësaj, pas festave, ai predikoi në kishë se koronavirusi nuk ekziston dhe gjithçka është bërë për të goditur kishën”, tregon njëri nga qytetarët.
Advertisement