Nga një janari I vitit që vjen edhe gazi I lëngshëm që familjet shqiptare përdorin për ngrohje apo gatim do të kushtojë më shtrenjtë, pasi qeveri ka propozuar taksë 6 lekë për litër.
Aktualisht ky produkt paguan akcizë vetëm për sasinë e gazit, që përdoret për automjetet me 8 lekë për litër. Me ndryshimet ligjore akciza do të unifikohet në 6 lekë . Nga ky propozim pritet të arkëtohen 3 milionë euro më shumë buxhetin e shtetit, para këto që do të paguhen nga konsumatori.
Eksperti Enriko Ceko thotë se një masë e tillë vjen në një moment kur qeveria duhet të ofrojë burime alternative të energjisë, pas krizës që ka përfshirë këtë sektor.
Arsyet e këtij ndryshimi argumentohen me faktin se në treg janë konstatuar abuzime lidhur ndarjen e sasive për përdorim vetjak dhe për qarkullim.
Ndaj unifikimi i akcizës do të shmangë devijimet e tregtarëve.
Paralelisht, me këtë vendim ministria e financave ka vendosur që të heqë përjashtimt fiskale edhe për jahtet që furnizohen me karburant në vendin tonë.
Kjo do të thotë që çdo jaht që do të vijë në brigjet shqiptare për tu furnizuar me karburant nga viti që vjen do të paguajë taksë 65 lekë/litër.
Sipas Cekos, përjashtime të tilla ka sjellë në diskriminim të qytetarëve .
Qeveria I përjashtoi nga taksat furnizimin me naftë të jahteve me synim promovimin turistik të Shqipërisë.
Për përjashtime të tilla në disa sektorë janë kritikuar nga fmn si një masë e cila nuk ka sjellë efektivitet. Ndaj rikthimi tyre vjen në të njëjtën linjë me rekomandimet e FMN, por edhe BB.