Taksat e reja, aritmetikë për më shumë para në buxhet? Ja si përgjigjet zv.ministrja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Taksat e reja, aritmetikë për më shumë para në buxhet? Ja si përgjigjet zv.ministrja

Ndryshimet e reja ligjore parashikojnë që në buxhet të mblidhen rreth 5 miliardë lekë më shumë. Këto para do të paguhen kryesisht nga konsumatori në çmimin që do të reflektohet në treg; por ndryshimet ligjore prekin pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë në një kohë që i gjithë tregu është i përfshirë nga një shtrenjtim i çmimeve i të gjithë produkteve dhe shërbimeve si pasojë e krizës së pandemisë.

 

Por, a është kjo paketë fiskale një llogari e qeverisë për të mbledhur disa para më shumë në buxhet, apo janë bërë analiza konkrete lidhur me sektorët që do të preken?

 

Advertisement

“Kemi bërë një analizë që në vitin 2019, më tej është përditësuar edhe përgjatë këtyre dy viteve. Paketa synon heqjen e përjashtimeve, aty ku bëhen pengesë për formalizim, apo edhe heqjen e normave të reduktuara për taksa apo tatime të caktuara. Ky ka qenë edhe qëllimi ynë. Kur prezantojmë heqjen e një përjashtimi, sigurisht që për sektorë të veçantë, kjo masë duhet të shoqërohet me një mbështetje buxhetore. Mbështetja direkte buxhetore për atë sektor është edhe një nga format më të mira që mund të ndikojë në uljen e informalitetit dhe formalizimin e këtij sektori”, sqaroi Vasilika Vjero në emisionin “E-Zonë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy