Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka dhe deputeti i PD Gazment Bardhi prej orës 11.00 po negociojnë për të gjetur një rrugë për bashkimin e Partisë Demokratike. Takimi po zhvillohet në një prej lokaleve përballë Parlamentit.

 

Kjo është hera e parë që zyrtarisht dy grupimet e Partise Demokratike po përpiqen të gjejnë një formulë kompromisi që opozita të garojë me një kandidat të përbashket në zgjedhje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kreu i PD, Sali Berisha dhe Gazment Bardhi kanë dhënë garanci se nuk kanë asnjë kusht për bisedimet duke lënë të hapur çdo opsion për të gjetur një formulë kompromisi.

 

Partia Demokratike u perça një vit më parë kur Lulzim Basha vendosi të përjashtonte Sali Berishën nga Partia Demokratike. Në 6 mars në zgjedhjet e pjesshme Partia Demokratike garoi me dy kandidatë në 6 bashki, duke humbur thellë në 5 bashki dhe duke fituar vetëm Shkodrën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sot të gjithë faktorët opozitare po përpiqen të shmangin përsëritjen e skenarit të 6 marsit, por arritja e konsensusit duket ende i veshtirë.