Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri Albin Kurti zhvilluan këtë të hënë një takim ‘kokë më kokë’ që zgjati rreth dy orë në Tiranë.
Takimi i dy krerëve nuk ishte njoftuar zyrtarisht nga asnjëra palë ndërsa nuk u bënë të ditur as detaje të tjera.
Advertisement
Megjithatë burime zyrtare për gazetaren e Vizion Plus Enkeleda Mema, thanë se në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh.