Takimi me Yuri Kim/ Evi Kokalari zbulon bisedën: Unë nuk ndryshoj kollaj…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Takimi me Yuri Kim/ Evi Kokalari zbulon bisedën: Unë nuk ndryshoj kollaj…

Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka folur në “Quo Vadis” për takimin e saj me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim vetëm pak orë para se t’I bashkohej Foltores së ish kryeministrit, Sali Berisha ne qytetin e Vlores.

 

Kokalari tregoi se takimi ishte i programuar ndërsa shpejgoi se ishte një takim miqësor ku të gjitha gjërat u diksutuan pa doreza.

 

Advertisement

Ajo theksoi se nuk ndryshon kollaj dhe nuk lëviz nga principet e saj.

 

“Takimi me Yuri Kim ishte i programuar para se të vija dhe nuk e di pse e kanë bërë kaq problematike, të gjithë kërkojnë transparencë. Ka shumë njerëz që më njohin mirë dhe çfarëdo të kem diskutuar aty, unë nuk ndryshoj kollaj, nuk lëviz nga principet e mia. Është një takim miqësor, janë të thënë të gjitha pa doreza. Unë Yuri Kim e kam mikeshë. Njerëzit u bënë konfuzë se në mëngjes isha me të e mbasdite me Berishën”, u shpreh Kokalari.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy