Kryeministri Edi Rama ka pritur sot përfaqësuesin e lartë të BE, Josep Borell.
Pas takimit, Rama dhe Borell kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat. Gjatë fjalës së tij, Rama bëri me dije temat për të cilat u diskutua gjatë takimit të tyre.
Kryeministri tha se kanë biseduar në lidhje me procesin e integrimit për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim.
“Pjesë e diskutimit ka qenë edhe ecuria e mëtejshme e procesit të Intergimit të Shqipërisë në BE dhe konkretisht e procesit për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim gjë për të cilën besoj Borrel do të flasë vetë. Shqipëria ka treguar pozicionin e vet dhe jo se na e kërkuar ndonjë njeri në Bruksel apo në Washington. Ne jemi anëtarë të një aleance siç është NATO. Jemi këtu për bashkëbisedimet për integrimin e Shqipërisë në BE. Lufta në Ukrainë është një vijë ndarëse mes botës që ne e njohim mirë të mungesës së të drejtave të lirive, të izolimit dhe të dhimbjeve të imponuara nga një regjim autoritar dhe botës që kemi sot, e cila mund të jetë më e mirë se ç’është por është parkrahësismisht se ajo bota që kishim. Në Ukrainë luhet fati i kësaj bote që kemi.”, tha Rama.