Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për deklaratat dhe takimet e sekretarit të Përgjithshëm të Nato-s, Jens Stoltenberg me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

 

Për Berishën, përpjekjet dhe angazhimi direkt i Stoltenberg dhe Nato-s, për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë, janë jetike.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai thekson paralajmërimet e sekretarit të Përgjithshëm të Nato-s se do të ketë ndërhyrje për garantimin e stabilitetit të Kosovës dhe përshëndet takimet e sotme.

 

Deklarata e plotë:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një takim shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

 

Të dashur miq,

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sot, Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, z. Jens Stoltenberg priti në takime të veçanta në selinë e Nato-s Kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

 

Këto takime u zhvilluan pas tensioneve në veriun e Kosovës nga kërcënimet dhe veprimet destabilizuese të Beogradit, përqëndrimit të trupave ushtarakë të Serbisë në kufi me Kosovën, dhe përpjekjeve të Putinit për nxitjen e një konflikti ne Ballkan. Të gjitha këto, duke përdorur si pretekst zbatimin e marrveshjes së reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet nga qeveria e Kosovës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Takimet u zhvilluan në prag të takimit të vendosur për nesër midis Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë, sërish në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg, gjatë dy javëve të fundit ka bërë të qartë se Nato është e gatshme dhe do të ndërhyjë për garantimin e stabilitetit të Kosovës.

 

Pas takimit me presidentin e Serbisë Vuçiç Sekretari i përgjithshëm i Nato-s theksoi domosdoshmërinë e zgjidhjes së kundërshtive midis palëve me dialog të lehtësuar nga BE dhe ndër të tjera deklaroi se:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne folëm më herët këtë muaj për tensionet në veri dhe vlerësoj faktin që u takuam sot për të vazhduar diskutimet. Përderisa situata është përmirësuar, është përgjegjësi e zyrtarëve në Prishtinë dhe Beograd që të shmangin eskalimin. KFOR-i vazhdon të jetë i fokusuar në mandatin e vet dhe është gati të intervenojë e marrë masa që të sigurojë një mjedis të qetë dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët. Dialogu është e vetmja e zgjidhje. Mirëpres raundin e ri të dialogut që fillon nesër dhe bëj thirrje tek palët që të jenë konstruktive”, tha ai.

 

Ndërsa pas takimit me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s Stoltenberg insistoi për zgjidhjen me dialog të kundërshtive midis palëve dhe deklaroi:

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

”Trupa të trajnuar të udhëhequr mirë, forca të NATO-s nga të gjitha vendet dhe partnerët tanë, vetëm prania e këtyre trupave ndihmon në de-përshkallëzim, kur është e nevojshme e kemi demonstruar shumë herë që mund të të zbarkojmë dhe të rrisim praninë tonë, si në veri atë që kemi bërë në javën e fundit. Prapë mund t’i rrisim praninë tonë, përndryshe kemi patrulla të rregullta të trupave të KFOR-it edhe në veri. Veprimet tona do të jenë proporcionale, të matura, të qartë dhe do të bëjmë çdo gjë të nevojshme për të parandaluar çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Ajo që e kemi dëshmuar shumë herë për shumë vite, e demonstron atë që NATO arrin të bëjë kudo që është e nevojshme dhe e domosdoshme”.

 

Partia Demokratike përshëndet takimet e sotme në Selinë e Natos, i mbështet plotësisht dhe konsideron të një rëndësie jetike përpjekjet dhe angazhimin direkt të Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg dhe Natos për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";