Kryetarja e Komisionit te integrimit Jorida Tabaku u takua sot me Ambasadorin e Misionit të OBSE z. OSBE Vincenzo Del Monaco. Takimi u zhvillua në ambientet e Kuvendit dhe në focus të saj ishin tre propozimet e PD për ndryshime dhe reformat që janë objektivi I oopozitës.

Nënkryetarja Tabaku argumentoi domosdoshmërinë e këtyre reformave më së pari si një nevojë e qytetarëve dhe më tej si një nevojë politike. Ajo theksoi se Reforma Zgjedhore mbetet shqetësim që duhet zgjidhur dhe iu referua gjetjeve dhe zbulimeve të raportit të OSBE/ODIHR. Zonja Tabaku u shpreh se shitblerja e votave, përfshirja e administratës në zgjedhje dhe shkrirja e shtetit me partinë në pushtet janë simptoma të një regjimi hybrid dhe jo demokratik.

Kryetarja e Komisionit të Integrimit u shpreh se është “tejet e domosdoshme që Reforma Elektorale të jetë konsensuale dhe jo e njëanshme”. Ndërkohë që i vuri në dukje ambasadorit del Monaco problematikat në lidhje me agjencinë e medias dhe gjithashtu rikthimin në kuvend ligjin antishpifje. Sikundër vuri në dukje se “qeveria po centralizon pushtetin përmes agjencive të krijuara për ta shndërruar Kryeministrinë në një Kullë Kontrolli”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";