Vota e 25 Prillit i hoqi mandatin e deputetit disa prej socialistëve, emra të rëndësishëm përgjatë qeverisjes tetë vjeçare të ekipit të kryeministrit Edi Rama. Më e paparashikuar ishte humbja e karriges së deputetit të Ervin Bushatit, njëherësh edhe kryetari i socialistëve të Tiranës.
Në reagimin e parë pasi Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi zhvendosën nga lista e kryesocialistit Edi Rama për qarkun e Tiranës, Fidel Yllin dhe Ervin Bushatin, ky i fundit, përtej vetes, vlerëson si të rëndësishme fitoren e tretë të Partisë Socialiste.
ERVIN BUSHATI
AdvertisementDEPUTET I PS
Fitorja e Partisë Socialiste është fitorja ime, te kjo besoj më shumë se anasjelltas. PS arriti të ketë një mandat të tretë për të drejtuar Shqipërinë dhe kjo është historike, me ekipin e Tiranës ne kemi kapur një rezultat historik, 19 mijë vota më shumë se zgjedhjet e kaluara dhe unë jam krenar për punën e PS për Tiranën.
Nisur nga e dhëna se ishte i treti në listën e kandidatëve për deputetë, disa vende larg rrezikut të mos-fitimit të mandatit të deputetit, Ervin Bushati, thotë se e gjithë fushata e tij elektorale u përqendrua të objektivi i parë, numri 12 i Partisë Socialiste në fletën e votimit dhe jo te ai personal.
ERVIN BUSHATI
DEPUTET I PS
Unë kisha në fakt privilegjin e një vendi të mirë në listë. Gjithashtu kisha dhe morra përgjegjësinë më të madhe dhe kjo në fakt i përkushtohet përkushtimit dhe më vjen mirë që mund të bë diçka të mirë për PS. Çdo fitore e madhe e ka një akt heroik sado modest, në qoftë se unë isha heroi i vogël për PS, unë jam i nderuar sepse ka dhënë shumë për mua.
Advertisement
Në parlamentin e ardhshëm, si deputet, nuk do të jetë as Ilir Beqaj, drejtuesi i vetëm i qarkut të Shkodrës që nuk fitoi mandatin, madje zgjedhësit nuk i votëbesuan as votën preferenciale.
ILIR BEQAJ
DEPUTET I PS
AdvertisementNuk përmbushëm objektivin për të marrë 4 mandate, unë isha renditur i katërti dhe kështu që kjo ndodhi.
Thyerjen e herësit madje me mbi 16 vota, shumë më tepër se 10 mijë e një vota që parashikon kodi elektoral për të qenë fitues, Fatmir Xhafaj që u rendit jashtë listës së sigurtë, e komentoi.
FATMIR XHAFAJ
DEPUTET I PS
Si para 25 Prillit, po të kemi parë të fortë atëherë, jam edhe tani.
Në rinisjen e seancave parlamentare, në sallën e kuvendit mungoi Ministri i Diasporës, Pandeli Majko që vota e 25 Prillit nuk e rikonfirmoi si deputet po aq edhe Mimi Kodhelin, ish Ministren e Mbrojtjes që nuk arriti të thyejë herësin pasi partia i renditi përtej numrit 18 të mandateve të fituara.