
Një nga emrat historikë të PS-së nuk do të jetë më pjesë e kësaj partie politike.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi dha lajmin për dorëheqjen e tij nga jeta politike në Kongresin e Partisë Socialiste.
Ai njoftoi se nuk do ta ushtrojë detyrën si deputet i zgjedhur në Fier dhe se nuk do të ketë më asnjë post politik.
“Unë kam zgjedhur sot se s’ka më mirë sesa 30 vjetori i PS, s’ka më mirë se sot që ne kemi fituar mandatin e tretë qeverisës, s’ka më mirë se pas disa muajsh unë kam edhe 70 vjetorin e ditëlindjes time, që të deklaroj këtu para jush se në 9 shtator nuk do të ushtroj më mandatin që më ka dhënë Partia Socialiste dhe socialistët e Qarkut të Fierit dhe se nuk do të kem ambicien për të qenë në asnjë organ të zgjedhur ekzekutiv të familjes time politike.”