Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin terrorist në Izrael. Përmes një reagimi në rrjete sociale, Rama shkruan se Shqipëria është e pozocionuar krah Izraelit dhe të gjithë vendeve që kanë zgjedhur rrugën e paqes.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit”, tha Rama.
Një sulm me armë nga një terrorist i mori jetën një turisti dhe plagosi 5 të tjerë. Terroristi ishte duke ecur me makinë përgjatë rrugës bregdetare të mbipopulluar, kur u përplas me kalimtarët, duke vrarë një prej tyre.
Sulmuesi u vra nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, sipas Haaretz.