Ngjarja e rëndë e shënuar gjatë natës së kësaj të hëne ku u qëllua me armë zjarri ndaj televizionit Top Channel ka ngjallur dhe reagimin e zyrtarëve të lartë.
Kryeministri Edi Rama i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, si dhe është solidarizuar me bashkësinë e televizionit Top Channel.
Rama kërkon nga agjencitë ligjzbatuese që të çojnë para drejtësisë përgjegjësit.
“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues”, shkruan ai.
Presidenti Bajram Begaj gjithashtu ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë.
Begaj ka dënuar aktin dhe i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës.
Presidenti iu bën thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen dhe të dënojnë përgjegjësit.
“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan presidenti Begaj.
Në orët e para të mëngjesit është qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të godinës të televizionit Top Channel.
Për pasojë ka humbur jetën roja i këtij institucioni. Sipas burimeve, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt godinës ku njëri nga plumbat ka prekur 60-vjeçarin Pal Kola. Ky i fundit humbi jetën teksa po transportohej në spital. Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja.
Pak pas ngjarjes, policia gjeti një automjet në autostradë të djegur, e cila dyshohet se i përkiste autorëve të krimit.