Kreu i qeverisë, Edi Rama ka dënuar sulmin ndaj ish-Presidentit Trump që la një të vdekur dhe dy të plagosur rëndë. Ish-Presidenti Donald Trump u plagos lehtë në veshin e djathtë. Edi Rama shkruan se sulmi është një tragjedi për botën demokratike dhe thekson se mendimet e tij janë me ish-Preisdentin Trump dhe familjen e tij.
Edi Rama: Është shqetësuese të shohësh një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet gjatë një tubimi, dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur. Kjo është një tragjedi për botën demokratike. Ngushëllimet e mia shkojnë për ish-Presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë që kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër çdo lloj forme dhune.
It is distressing to witness a candidate for the President of the United States being shot while speaking at a rally, and to hear that a participant has died with several others injured. This is a tragedy for the democratic world. My thoughts are with former President Trump and…
— Edi Rama (@ediramaal) July 14, 2024
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI) ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park i Pensilvanisë si autorin e përfshirë në atentatin kundër ish-presidentit amerikan, Doanld Trump.
FBI-ja tha më 14 korrik se hetimi për këtë çështje është duke vazhduar.
Kandidati republikan për president të SHBA-së, Trump, është jashtë rrezikut për jetën pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën teksa ai fliste në një tubim në Pensivlani më 13 korrik.
Shërbimi Sekret amerikan tha se një person, që ishte në audiencë, është vrarë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.
Agjentët e kanë vrarë sulmuesin në vendngjarje, bëri të ditur Shërbimi Sekret amerikan./vizionplus.tv