Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për ndërhyrjet kibernetike në sistemet e shërbimeve shtetërore në vend.
Prokuroria ka regjistruar procedim penal për katër vepra penale të ndryshme.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka nisur hetimet për ndërhyrjet dhe sulmin kibernetik të kryer ndaj portalit e-Albania, që sollën mbylljen e përkohshme të shërbimeve online.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedim penal për veprat penale:
“Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”;
“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”;
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”; dhe
“Keqpërdorimi i pajisjeve parashikuar nga nenet 293/1, 293/b, 293/c dhe 293/ç të Kodit Penal”.
Për disa ditë me radhë Shqipëria u përball me një sulm të paprecedentë kibernetik i cili solli mbylljen e sistemeve për shërbimet shtetërore.
Deri më tani janë rikthyer pjesërisht shërbimet ndrësa mbeten ende të bllokuara ato për qytetarët që jetojnë jashtë vendit.
Kreu i qeverisë, Rama ka thënë në deklaratat e tij se dyshohen dy shtete nga të cilat mund të ketë ardhur sulmi.