Tashmë që kandidatët për zgjedhjet në 25 Prill janë bërë publikë, kryetarët e partive e kanë zhvendosur betejën e tyre në një tjetër front, të sulmojnë skuadrat e njëri-tjetrit. I pari që e shprehu hapur zhgënjimin ndaj listës së kundërshtarëve ishte kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë duket se e ka të vështirë të pranojë faktin se e zgjedhura e tij simbol për të qenë e para në listën e Tiranës, inxhinierja Luljeta Bozo të jetë përballë ish-kryeministrit Sali Berisha. Kryesocialisti Rama nuk la pas aletatët e Bashës, me të cilët kryedemokrati do shkojë në zgjedhje me listë të përbashkët. Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Dashamir Shehi, ishin në shenjestër të kryeministrit.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se cila ishte arsyeja pse denjoi t’i kthente një përgjigje kryeministrit.

“A është për tu përgjigj ajo… Ai është kryeministri i Shqipërisë. E kupton çfarë turpi është? Shqiptarët duhte të shkulnin flokët sot. Ai është kryeministri i Shqipërisë, bën me qesh ato gratë aty që rrinë.

Jemi në kohë fushate dhe je kryeministër. Këtu po krahasohemi se çfarë ke bërë si kryeministër, çfarë do bëjë, etj. Ti nuk merresh fare me këtë punë se nuk ke se çfarë thua…”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";