Garda Revolucionare iraniane e cila u zotua të hakmerrej pas sulmit në Damask pak ditë më parë, deklaroi “Irani ndëshkoi Izraelin”.

Megjithatë nuk raportohet për viktima.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi  zyrtar bën me dije se është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilëve i bën thirrje të kontaktojnë në dy numrat e vënë në dispozicion për çdo nevojë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim të pandërprerë me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase.

Për çdo nevojë të mundshme të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:

+972 54-904-2813 dhe +972 54-480-6601”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";