Garda Revolucionare iraniane e cila u zotua të hakmerrej pas sulmit në Damask pak ditë më parë, deklaroi “Irani ndëshkoi Izraelin”.
Megjithatë nuk raportohet për viktima.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi zyrtar bën me dije se është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilëve i bën thirrje të kontaktojnë në dy numrat e vënë në dispozicion për çdo nevojë.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim të pandërprerë me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael.
U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase.
Për çdo nevojë të mundshme të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:
+972 54-904-2813 dhe +972 54-480-6601”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv