Sulmet kibernetike/ Rama flet për mediat amerikane: Nuk akuzova Iranin, por kemi prova konkrete

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmet kibernetike/ Rama flet për mediat amerikane: Nuk akuzova Iranin, por kemi prova konkrete

Kryeministri Edi Rama ka folur për sulmet kibernetike në sistemet shtetëore në Shqipëri.

 

Në një intervistë për emisionin “Wake Up America” në SHBA, ku ka qenë i ftuar së bashku me Richard Grenell, Rama tha se nuk ka akuzuar Iranin për këto sulme, por ka pasur fakte konkrete nga skuadra e  Microsoft dhe agjencive të specializuara ameirkane.

 

Advertisement

Kryeministri foli edhe për dëbimin e diplomatëve iranianë, për të cilët tha se nuk mund të qëndronin në mes të kryeqytetit dhe të shërbenin si qendër operative për këto sulme.

 

“Dua ta bëj të qartë, nuk akuzova Iranin. Kemi prova mbështetur në prova të skuadrës së Microsoft dhe agjencive të specializuara ameirkane që pas sulmit është Irani, që ka sponsorizuar 4 grupe, një nga ta që qëndron në krye të sulmeve terroriste kibernetike. Nuk është akuzë, është fakt. Nga ana tjetër, ne e kuptojmë se ishte koha të ndërprisnim çdo lidhje me këtë regjim. Nuk mund të lejonin që ambsada e tyre të vazhdonte të ishte në mes të kryeqytetit dhe të shërbente si qendër operative për këto sulme”, tha Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy