Sulmet kibernetike dhe kriza energjetike/ Rama takim me krerët e shteteve dhe qeverive në SHBA, ja diskutimet e plota

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmet kibernetike dhe kriza energjetike/ Rama takim me krerët e shteteve dhe qeverive në SHBA, ja diskutimet e plota

Kryeministri Edi Rama ndodhet në New York, në kuadër të sesionit të 77 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sulmi kibernetik është një çështje për të cilën ka folur në një takim të mbajtur sot me krerë të shteteve dhe qeverive.

 

Rama konfirmoi edhe njëherë se sulmet në sistemet digjitale të qeverisë shqiptare vijnë nga Irani. Ai ka shpjeguar se ka dalë në këtë përfundim pas një ekspertize të detajuar të skuadrës Microsoft dhe skuadrës së agjencive të specializuara amerikane.

 

Advertisement

Ai nënvizoi se kjo ishte edhe arsyeja se përse vendosi të ndërpresë menjëherë marrëdhëniet diplomatike.

 

Përsa i përket krizës energjetike në shkallë globale, kryeministri deklaroi se Shqipëria nuk varet nga gazi rus, por bazohet 100 % në energjinë e burimeve hidrike.

 

Advertisement

Gjithashtu, kreu i qeverisë u ndal edhe tek lufta e Rusisë në Ukrainë, ku shprehu edhe njëherë mbështetjen për Ukrainën

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy