“Sulm i organizuar ndaj turizmit”, Rama: Në Vlorë e Sarandë ka rritje absurde të çmimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Sulm i organizuar ndaj turizmit”, Rama: Në Vlorë e Sarandë ka rritje absurde të çmimeve

Kryeministri Edi Rama i bën thirrje bizneseve të hoteleve dhe restoranteve të ulin çmimet. Kërkesën e kishte drejpërdrejt për zonat bregdetare me numrin më të lartë të turistëve në Vlorë, Sarandë dhe Himarë. Për të shmangur dëmin që çmimet e larta sjellin me braktisjen e plazheve nga vendasit dhe të huajt, Edi Rama kërkoi ndihmën e kryebashkiakeve të qyteteve bregdetare.

“Qeveria dhe bashkitë nuk vendosin çmimet dhe as nuk i kontrollojmë dot apo nuk i imponojmë dot. në Vlorë, Sarandë, ku janë edhe dy pikat e një rritjeje absurde të çmimeve, është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve dhe t’u thuhet që kjo është, jo vetëm e padrejtë por kjo është strategjikisht vetëvrasje për ata vetë, është strategji vetëvrasëse”, deklaroi Rama.

Në përgjigje të denoncimeve në rrjetet sociale për plazhe bosh Edi Rama tha se e vërteta është krej ndryshe. Sipas kryeministrit nga të dhënat e marra nga agjencitë e sigurisë ekziston një sulm i organizuar për të dëmtuar turizmin, madje duke përhapur lajme të rreme se Shqipëria po braktiset edhe nga pushuesit besnikë, kosovarët.

“Shumë video, lajme, komente të rreme të manipuluara, të bëra me qëllim, që duan të thonë që këtu s’ka ardhur njeri. Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe, të sigurisë kibernetike. Nga ana tjetër, pjesë e këtij sulmi është dhe një përpjekje shumë e ulët për të thënë që shqiptarët e Kosovës e kanë braktisur Shqipërinë.Ndërkohë që fakti është, se nga janari deri në qershor, kanë 1,7milionë hyrje të qytetarëve të Kosovës ose 25% më shumë se vjet”, tha Rama.

Advertisement

Për kryebashkiakët si ata të majte dhe të djathtë që ishin të pranishëm në mbledhje kërkoi që përparësi të kenë mbylljen e procesit të legalizimit deri në vitin 2026. Me nismën e re të qeverisë në çdo bashki do të ngrihet një grup i posaçëm që do të lehtësojë dhe përshpejtojë gjithë procedurat për marrjen e certifikatës së legalizimit.

“Kryetarët e bashkive të mos jenë në pamundësi për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve për procesin e legalizimit, nga ana tjetër zyrat vendore të kadastrës të mos kenë monopolin e zgjidhjes së problemeve, të cilin e abuzojnë për fat të keq në shumë raste, herë nga indiferenca, herë nga paaftësia dhe shpeshherë për fat të keq  nga krimbi i kërkesës për ryshfet”, tha Rama.

Në shtator pritet të nisë edhe rivlerësimi i pronës në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama tha se ai do të zgjasë një vit, pra deri në shtatorin e 2025-ës dhe norma e tatimit do të jetë 5 nga 15 për qind që është.

“Rivlerësimi i parë është bërë me 1%, rivlerësimi i dytë me 3%, i treti do të jetë me 5%. Kjo është e fundit, nuk do ndodhë më. Kjo është amnisti prandaj qytetarët të mos e lënë këtë shans sepse përndryshe pastaj do duhet të kenë një barrë shumë më të madhe në momentin kur do duhet të bëjnë shitjen”, tha Rama.  

Advertisement

Me lënien e porosive 61 kryebashkiakëve, kryeministri Edi Rama udhëton drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ai do të marrë pjesë në samitin e rradhës të Komunitetit Politik që bën bashkë udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe të vendeve jo anëtare nga Ballkani Perëndimor e Evropa Lindore./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy