Si pasojë e stuhive të borës, ditët e fundit në Valbonë janë krijuar probleme me energjinë elektrike, pasi në datën 30 dhjetor linja e Valbonës me gjatësi 50 km pësoi defekt të rëndë, si pasojë e dëmtimit të mbi 30 traversave, thyerjes dhe daljes jashtë përdorimit të 20 shtyllave elektrike.

 

Aktualisht, linja është vendosur pjesërisht në punë dhe pa energji elektrike ka mbetur segmenti i fundit i linjës, konkretisht 20 subjekte private dhe 20 abonentë familjarë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prefekti I Qarkut Kukës Zenel Kuçana, bën me dije se situata po shkon drejt normalizimit dhe brenda ditës së sotme do të riparohet avaria në të gjithë linjën e Valbonës,
Sinkron: Zenel Kuçana,Prefekti I Qarkut Kukës.

 

Ndryshe,ditëve të fundit reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa akse rrugore të Kukësit dhe Tropojës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aktualisht situata është e qetë dhe të gjitha rrugët nacionale dhe bashkiake janë të qarkullueshme.