Reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar probleme të furnizimit me energji elektrike në disa fshatra në qarkun e Korëës. Burime zyrtare nga OSHEE bëjnë me dije se në bashkinë e Korëës zona e Lekasit është momentalisht pa energji elektrike. E njëjta situatë paraqitet edhe në Njësitë Administrative Moglicë në bashkinë e Maliqit, si dhe Mollas në bashkinë e Kolonjës. Të njëjtat burime thanë se probleme ka pasur edhe në fshatrat e njësive administrative Dardhas e Proptisht në Pogradec. Për këto probleme grupet e OSHEE janë në teren për normalizimin e situatës dhe kthimin e energjisë elektrike. Nga ana tjetër, burime pranë shtabit të emergjencave bëjnë me dije se në njësinë administrative Vithkuq, aksi Shtyllë – Panarit vijon të jetë i bllokuar për shkak të trashësisë së madhe të borës që shkon mbi 1.5 metra në zonën e Mashkullorës. Probleme ka paraqitur aksi rrugor Boboshticë-Dardhë, ku firmat kontraktore janë duke kryer kriposjen nga kilometri 8 deri në 15 për shkak të reshjeve të shiut të përziera me reshje bore gjatë natës. Gjithashtu probleme ka pasur edhe ne aksin Lozhan – Moglice, per shkak te daljes së përrenjve nga shtrati duke sjellë inerte në rrugë dhe për pasojë janë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Stuhia lë pa drita shumë zona në juglindje të vendit
Share.