Studentët “ngritën zërin” këtë të hënë në studion e “Quo Vadis” për të kërkuar rikthimin në auditore. Ata u përplasën me anëtarin e Komitetit të Ekspertëve, Andi Koraqi, të cilit i thanë se janë mbledhur 10 mijë studentë që duan të bëjnë mësim fizik.
Pjesë nga debati në studio:
Studenti: Mbi 10 mijë student kanë firmosur peticionin për të rifilluar mësimin fizik, praktiak dhe seminare. Arsimi i lartë a është i detyrueshëm sot? Pse nuk na e lënë neve zgjedhjen në dorë? Komiteti Teknik duket sikur ka nevojë për një informacion ligjor a juridik sepse ju thoni që është çështje zgjedhjesh. Ne ju kemi sjellë një peticion. Përgjegjësia nëse doni ta dini sot është individuale.
Andi Koraqi: Nuk është vetëm zgjedhja juaj, përgjegjësia është për ju dhe kontaktet tuaja, prindërit, gjyshërit. Për momentin i rëndësishëm është shëndeti. Jemi në një situatë të pazakonshme.