Mbi 11 mijë firma të studentëve janë depozituar këtë të mërkurë në Kryeministri. Të rinjtë kërkojnë rikthimin në auditore për seminare dhe punë laboratorike.

 

AGRED TAFAJ

STUDENT

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Absurditeti është i madh, në kushtet kur janë të hapura baret, restorantet, disa provime janë bërë në auditor, ndërkohë nuk hapen për seminare. Kërkojmë një zgjidhje. Edhe situata mes nesh po vlon, një semestër iku.”

 

Studentët u shprehën të zhgënjyer nga institucionet, që sipas tyre kanë neglizhuar kërkesat e dorëzuara më parë. Ata paralajmëruan se këtë herë do të përshkallëzojnë reagimin nëse fakultetet nuk hapin dyert për zhvillimin e mësimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne presim një përgjigje pozitive, në të kundërt mund të shkojmë deri në bojkotimin e mësimit online, ose të organizohemi në protesta.”

 

Që prej fillimit të këtij viti akademik, të gjitha universitetet e vendit e kanë zhvilluar mësimin në distancë, duke sjellë problematika dhe pakënaqësi te një pjesë e të rinjve të cilët e kanë vlerësuar këtë proces si jo efikas.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";