Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, iu ka shpjeguar fansave arsyen pse nuk mund t’iu kthejë dot përgjigje.
Përmes një videoje në “InstaStory”, ai ka treguar se shkak është bërë bllokimi i “Instagramit” nga Ambasada Amerikane në Shqipëri, ndërsa shtoi se do të zhbllokohet me datë 12 të këtij muaji.
“Juve që më keni shkruar në Instragram, është e pamundur t’iu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12. Ambasada Amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim. Nuk është problem. Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem që t’iu përgjigjem”, tha Stresi.
Arsyeja se përse reperit iu është bllokuar Instagrami nuk bëhet e ditur.
Ai ndodhet prej muajsh në Mbretërinë e Bashkuar, pasi është shpallur në kërkim nga policia pas protestave për vrasjen e Klodian Rashën.