I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetari Poli Hoxha, lidhur me ngjarjen e ndodhur në Rrëshen një ditë më parë ku mbeti i vrarë 51-vjeçari Anton Keli shprehet se tashmë dy familjet, Gjini dhe Reçi po mbyten në gjak.
“Unë sot kam një informacion, që SPAK-u më në fund po e vlerëson këtë si ngjarje. Sepse, kjo është shumë e rrezikshme si ngjarje. Kjo, mund t’i hapë tentakulat nëpër fëmijë, etj, etj.
Janë dy familje të mbytura në gjakun e njëra-tjetrës. Paratë i kanë dhe tani po vrasin njëri-tjetrin. Nuk ka pse pritet më. Sepse, është një ngjarje 5-vjeçare.
Është edhe me alarm shoqëror, në kuptimin që po prek njerëz të pafajshëm. Deri ku do shkojë kjo?”
Advertisement