Bledi Çuçi do të jetë ministri i ri i Brendshëm, duke zëvendësuar në këtë detyrë Sandër Lleshajn, që dha dorëheqjen pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i Forcave Shqiponja.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama, i cili thekson në një postim në “Tëitter” se do t’i dërgojë ditën e sotme Presidentit për dekretim emrin e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetari Poli Hoxha u shpreh se Çuçi është një ushtar i bindur i kryeministrit Rama. Sipas tij, këto vite ai ka krijuar perceptimin, më shumë si një njeri i afërt me kreun e qeverisë.
“Dihet tani që jemi përpara zgjedhjeve. Që nga viti 2001, që mbaj mend unë, dhe deri tani, nuk kmei patur më ngritje shqetësismesh për Policinë, as nga ndërkombëtarët, as nga ne gazetarët. I fundit ka qenë periudha e zgjedhjeve të 2001-it.
Tani është ngritur një shqetësim edhe nga ndërkombëtarët, në një raport të fundit thuhej që ndihet politizimi te Policia dhe te ministri. Çuçi, si profesion, është jurist, dhe unë do të doja një jurist në atë pozicion, por Çuçi ka që në 2013-ën që ka perceptimin e një njeriu si mik, njeri i ngushtë pa kushte i kryeministrit.”