Vrasja që ndodhi mbrëmë në Rrëshen nuk ka akoma një autor edhe pse policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje një numër mjaft të lartë të personave që mund të kishin dijeni mbi këtë vrasje.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi në Vizion Plus, ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj ka vënë në dukje një nga gabimet e strukturës së Policisë sot. Sipas tij është një gabim i madh ulja e numrit të Policisë në Mirditë.
“Mirditën e kanë ul shumë në numrin e punonjësve të Policisë, që për mendimin tim është gabim sepse është një terren shumë i vështirë dhe nuk ka mundësi praktike, në qoftë se ndodh një konflikt në kufi me Lurën, Policia I do minimum 3 orë që të shkojë atje. Në këtë concept, unë menodj që kanë bërë gabim q ëe kanë ulur numrin e punonjësve, por pavarësisht kësaj, unë etrajtoj tek besueshmëria dhe brenda strukturës së Policisë dhe ajo e qytetarëve ndaj Policisë, për të dhënë një informacion, qoftë për një aktivitet criminal, qoftë për parandalimin e ngjarjes që po bisedojmë.”