Në çdo fushatë zgjedhore mediat audiovizive janë nën monitorim, por në këtë garë për shkak të pandemisë, një pjesë e madhe e komunikimit politik po zhvillohet në rrjetet sociale.

E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetarja Aulona Musta u shpreh se një nga  politikanët që e argëton më së tepërmi, sa i përket postimeve në rrjetet sociale, është kryeministri Edi Rama.

“Rama është një personazh shumë karizmatik si në rrjetet sociale, ashtu dhe në television. Unë nuk ndjek asnjërin, ama e kap veten herë pas here që futem në Instagramin e Ramës për të parë çfarë ka postuar ndonjë gjë dhe rri e i shikoj… sepse qesh me postimet e tij, më argëton me postimet e tij.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";