Harrojini sportelet, shërbimet vetëm përmes E-Albania. Prej 1 majit, 95 për qind e shërbimeve duke nisur nga më i thjeshti i marrjes së një certifikate deri te më i ndërlikuari, i një titulli pronësie do të merret online. Përveç shmangies së radhëve, uljes së shpenzimeve si për qytetarët dhe për buxhetin e shtetit, me digjitalizimin e shërbimeve goditet ryshfeti.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
AdvertisementI japim një gofitje, një shqelm, një shtyrje larg, jo fare larg akoma korrupsionit në shërbim, bakshishit dhe rryshfetit.
Në ndihmë të qytetarëve e kryesisht moshave të thyera që do të kenë vështirësi në të përfituarit të shërbimeve përmes teknologjisë, vitin e ardhshëm sportelistin do ta kenë edhe në formatin digjital.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Për t’u interesuar, për të marrë përgjigje për një shërbim të caktuar, për një mënyrë si merret shërbimi apo për çfarëdo gjë që ka të bëjë me shërbimet, do ta ketë në telefon asistentin me zë.
Parashikimi është që me këtë vendim drastik, nga shërbimi fizik në atë online, të ketë problematika, veçmas në zyrat famëkeqe të hipotekës siç i vlerësoi kryeministri Edi Rama. Zgjidhja janë ata që deri dje na shërbyen fizikisht.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
AdvertisementNuk do të iki njeri nga puna, të gjithë do të vazhdojnë punën por do të bëjnë një punë tjetër. Në vend të marjes në pytje, të hetimit, të torturës së qytetarëve që vijnë në sportel do të merren me plotësimin e dosjeve online të qytetarëve.
Përgjegjësinë që i gjithë zinxhiri i shërbimeve online të funksionojë, ua vari në qafë sekretarëve të përgjithshëm të ministrive. Paralajmërimin e parë e bëri për Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Vjet janë lëshuar 1.5 milionë certifikata. Për cilën arsye në botë Ministria e Brendhsme dhe Gjendja Civile kanë shpenzuar për boje për leter për 1.5 milionë certifikata në letër, ndërkohë që nuk ka pasur nevojë për asnjë letër dhe pikë bojë për të printuar certifikata. Në zyrat e gjendjes civile nuk do të ketë më printera dhe letra që mos të ketë asnjë asnjë mundësi për të prodhuar certifikata me letër.
Nuk ishte pakënaqësia e vetme. Këtë herë ishte shërbimi nuk përkonte me revolucionin digjital që po prezantonte Edi Rama.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
AdvertisementDo të shpërthejë kjo, për shpërthejeni tamam, se keni kaq kohë që po i vini vërdallë.
Të vetmet shërbime që do të vazhdojnë të ofrohen fizikisht, janë regjistrimi i lindjeve, vdekjeve, martesat apo për dokumentet e identifikimit.