Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeeva, dy rusët që u arrestuan në uzinën e armëve në Gramsh së bashku me mikun e tyre ukrainas, Fedir Alpatov kërkuan lirinë këtë të martë në Gjykatën e Apelit në Durrës.

 

Seanca është duke u zhvilluar, ndërsa tre të akuzuarit për spiunazh mësohet se kanë këmbëngulur sërish para trupit gjykues se nuk kanë lidhje me shërbimet inteligjente.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mbi tre të rinjtë rëndojnë dy akuza, ajo e sigurimit të informacionit të klasifikuar dhe goditjes për shkak të detyrës. Dy rusët dhe ukrainasi u kapën në muajin gusht në uzinën e Gramshit pasi sulmuan rojet.