Nis puna për ndërtimin e spitalit të ri të Fierit. Disa makineri të rënda kanë mbërritur këtë të martë në truallin ku është planifikuar ndërtimi i spitalit të ri të financuar nga qeveria turke, dhe po punojnë për instalimin e rrjetit energjetik dhe hapjen e kanalizimeve.
Investimit iu hap rruga pas shpronësimit të 12 familjeve të cilat fillimisht e kundërshtuan projektin me argumentin se nuk po shpërbleheshin me çmimin e tregut.
Ndërkohë për banorët e zonës, spitali i ri do t’i shërbejë gjithë zonës së jugut.
Banore
Spitali do u shërbejë të gjithëve. Është një gjë e mirë.
Advertisement
Kompania turke e cila ka nisur punimet parashikon që të ndërtojë këtë vepër brenda 3 muajve, një premtim ky i bërë me herët edhe nga presidenti Ergodan.
Ndërtimi i spitalit të Fierit pritet të kushtojë 70 milionë euro, ndërsa do të angazhohen rreth 1200 punëtorë.