Në aksin rrugor Fier – Levan, në afërsi të By-pass-it është vendi ku do të ndërtohet Spitali i ri Rajonal i Fierit.
Pas marrjes së premtimit nga presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan për ta ndërtuar për tre muaj, kryeministri Edi Rama nuk vonon të përcaktojë vendndodhjen dhe nisjen e gjithë procedurave për shpronësimin e banorëve.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Të përcaktojmë me urgjencë zonën, të jetë anës autostradës, të ketë akses të fortë në infrastrukturë dhe javën tjetër fillon puna. Ne do t’i vëmë në shërbim gjithçka, asnjë zvarritje. vendos tre vetave që të merren vetëm me këtë punë. Me pronarët e mundshëm do të bëjmë menjëherë kontaktin dhe marrëveshjen”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Përveç identifikimit të truallit kreu i qeverisë dha edhe detajet se çfarë parashikon marrëveshja me Turqinë për funksionimin e spitalit.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Nisim punën për Spitalin Rajonal, i cili do të ndërtohet me mbështetjen e qeverisë së Republikës së Turqisë, si dhe do të jetë njëkohësisht një qendër e transferimit të teknologjisë e të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar, duke u administruar e drejtuar në çdo pavion prej ekspertëve e mjekëve turq për një periudhë tranzitore, deri në kalimin e kompetencave tek drejtuesit shqiptarë, të cilët do të punojnë e mësojnë krah për krah ekspertëve turq. Ky spital që do t’i shërbejë jo vetëm Fierit, do të jetë nga dita e parë pjesë e shërbimit tonë publik shëndetësor dhe natyrisht shërbimi do të jetë FALAS si në çdo spital publik të Shqipërisë”,
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Të hënën pritet të vijnë ekspertët turq për të parë nga afër zonën ku do të ndërtojnë, mundësitë në sigurimin e ujit, energjisë, qasjen e godinës ndaj rrugëve lidhëse, numrit të popullatës që do t’i shërbejë, për të realizuar më pas një projekt të spitalit të ri Rajonal të Fierit.