Spiropali: Shqipëria do bëhet, edhe për inat të atyre që nuk po gëzohen për hapjen e negociatave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Spiropali: Shqipëria do bëhet, edhe për inat të atyre që nuk po gëzohen për hapjen e negociatave

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali  pershendeti vendimin e parlamentit ne Shkup per te miratuar propozimin francez qe i hap rrugën anëtarësimit te vendit në BE.

 

Sipas Spiropalit, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën kthimin në shtëpinë e tyre të natyrshme, në Bashkimin Evropian.

 

Advertisement

Postimi i plotë ne facebook:

Do kthehemi në shtëpi!

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisën kthimin në shtëpinë e tyre të natyrshme, në Bashkimin Evropian.

Ata që klithin por s’dëgjohen, shpifin por nuk turpërohen, ata që në këtë moment historik të kombit nuk gjejnë arsye të gëzohen, do harrohen shpejt bashkë me marrëzitë e tyre aventurore për ta kthyer pas orën e Historisë.

Advertisement

Shqipëria po bëhet.

Edhe për inat të tyre.

Edhe për të mirën e tyre dhe të gjithëve.

Forca Shqipëri, me Ty gjithmonë!🇦🇱

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy