Elda Hoti, Petrit Doda dhe Gëzim Ademaj janë përjashtuar nga salla e Kuvendit në seancën plenare të kësaj të enjteje, me vendim të kryeparlamentares, Elisa Spiropali.
Megjithatë, deputetët kanë refuzuar të dalin nga salla e Kuvendit, duke vijuar protestën e tyre.
Ndërkohë, deputetja Elda Hoti hodhi një lëndë të lëngshme në reshtin e ulësve të saj, substancë e cila ende nuk bëhet e ditur.
Spiropali kërkoi që të nisin hetimet mbi lëndën e hedhur duke theksuar se po rrezikohet jeta e deputetëve./vizionplus.tv
Advertisement