SPAK veproi pas denoncimit të tij/ Halit Valteri: Pushime të mbara Lul, s’ka mbaruar akoma

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SPAK veproi pas denoncimit të tij/ Halit Valteri: Pushime të mbara Lul, s’ka mbaruar akoma

Halit Valteri, që ishte deputet i opozitës së re, reagoi pas operacionit të SPAK në Ministrinë e Brendshme.

 

Bashkë me Myslim Murrizin, ishte ai që denoncoi në SPAK tenderin e uniformave të policisë.

 

Advertisement

Valteri nuk kursen ironinë për kryedemokratin Lulzim Basha dhe paralajmëron se gjërat nuk përfundojnë më kaq.

 

“Kur opozita shpk e Lulit ndante milionat me oligarkët për t’i mbyllur gojën, ne opozita tjetër bënim punën për çfarë paguhemi nga buxheti i shtetit! Bravo SPAK, që me profesionalizëm dhe përkushtim arritët të coni para drejtësisë një pjesë të nëpunësve me stomak! S’ka mbaruar akoma, 5 dosje të tjera janë në duart e prokurorëve të SPAK 😅. Pushime të mbara Lul dhe kujdes se një nga këto te 5-ta e ka kunati shokut Xhemal 😉😜”, shkruan Valteri në postimin e tij.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy