
Demokratët i kanë bërë apel Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit të hetojë ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj si përgjegjësi kryesor për koncesionin e sterilizimit. Ish-kryetarja e komisionit të shëndetësisë Albana Vokshi deklaroi se Beqaj ka firmosur të gjitha dokumentet që lidhen me këtë koncesion, përfshi dhe kontratën e sterilizimit.
ALBANA VOKSHI
Advertisement“Ilir Beqja nuk shpëton dot nga inceneratori i shëndetësisë që është koncesioni i sterilizimit, pasi ai ka firmën e tij kudo. Pa hetimin e Ilir Beqjas nuk mund të ketë hetim të plotë të këtij koncesioni”
Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili drejton departamentin e shëndetësisë në PD ka vënë në dukje elementet e këtij koncesioni që kanë sjellë mungesën e shërbimit ndaj qytetarëve. Alimehmeti solli në vëmendje rastin e spitalit rajonal të Durrësit në vitin 2019, ku drejtoresha e këtij spitali kërkonte të mos kalohej numri i operacioneve të parashikuara për shkak të detyrimeve që buronin nga kontrata e sterilizimit.
ILIR ALIMEHMETI
“Kjo e Durrësit më bëri përshtypje në vitin 2019, ku drejtoresha thotë numri i operacioneve është 155. Nga numri i ndërhyrjeve urgjente na rezulton me shume se parashikimi, nëse ndodh kjo shefi i shërbimit duhet të shohë numrin, pra i kërkohet një mjeku të mos japë shërbimin shëndetësor. Shëndetësia çalon do tè thotë mos jep shërbim nëse kalohet numri 155, çdo të bëjë pacienti numër 156 nuk do të trajtohet.”
Advertisement
Ndërsa deputeti demokrat, mjeku Tritan Shehu kritikoi qeverinë se me koncesionet në shëndetësi duke nisur nga check up tek sterilizimi janë krijuar monopole të subjekteve private të financuara nga shteti, që nuk kanë sjellë asnjë përmirësim të shërbimit shëndetësor.