Vendimi i Gjykatës së Strasburgut që akuzoi shtetin shqiptar për vrasjen e Aleks Nikës dhe që nuk ka arritur dot që të zbardhë ngjarjen dhe të dënojë autorët, është mirëpritur nga familjarët e viktimave të 21 janarit.

 

Për Vizion Plus, Mark Nika, xhaxhai i Aleksit, thotë se gjykata ndërkombëtare detyron SPAK që të nisë hetimet, pasi kemi të bëjmë me një krim shtetëror që implikon Sali Berishën dhe ish-ministrin e Brendshëm të asaj kohe Lulzim Bashën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne kemi kërkuar nga drejtësia dhe vazhdojmë të kërkojmë që të veprojë SPAK-u ta marrë kryesisht hetimin e çështjes. Tani nuk ka nevojë më që të bëjnë interpretime sepse Gjykata e Strasburgut e ka urdhëruar drejtësinë shqiptare që të hetojë në mënyrë të gjithanshme çështjen tonë.

 

Nika shprehet se prej shumë vitesh Policia dhe Prokuroria e Tiranës nuk kanë kryer asnjë verifikim për zbardhjen e plotë të 21 janarit duke lënë pa autor vrasjen e Aleksit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ne i kemi kërkuar SPAK-ut me kallëzim penal që të merren në përgjegjësi penale ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe Lulzim Basha dhe komandanti i Gardës Andrea Prendi si organizatë kriminale sepse kanë vrarë njerëz të pafajshëm në Bulevard. SPAK-u nuk e ka pranuar si kallëzim dhe e ka nis në Prokurorinë e Tiranës e cila e ka në sirtar pa asnjë veprim.

 

Familjarët e Aleks Nikës iu drejtuan edhe më heret SPAK-ut, institucion i cili e delegoi këtë çështje në Prokurorinë e Tiranës. Kjo e fundit prej dy vitesh është ende në pritje të provave të reja nga policia e Tiranës, procedura që nuk janë kryer ende.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";