Opozita dhe aleanca për mbrojtjen e teatrit protestuan sërish për 90 minuta para bashkisë së Tiranës duke kërkuar largimin e Erion Veliajt.

Belind Këliçi i cili garoi përballë Veliaj një vit më parë dhe që ka denoncuar i pari  dosjen e njohur me emrin 5D, deklaroi se opozita nuk tërhiqet nga beteja e saj duke e cilësuar godinën  e bashkisë një skenë krimi.

“Kjo bashki është sot skena më e madhe e e krimit në Shqipëri. Një kryetar bashkie që çdo ditë që shkon në atë zyrë, shkon me bandën 5D, për të vjedhur taksat tuaja, shkollat tuaja, kopshtet tuaja, çerdhet tuaja, të ardhmen tuaj”, tha Këlliçi.

Këlliçi i ka bërë apel spakut te zbardhe të vërtetën për inceneratorin e Tiranës dhe dosjen 5d, duke theksuar se nuk mund të jetë i arrestuar lideri i opozitës që nuk ka asnjë mundësi të prishë prova e të qëndrojë i lirë kryetar i bashkisë së Tiranës

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“ Lëri fjalët dhe tregoje me vepra. Boll mbajtët kryetarin e opozitës pa asnjë akuzë pa asnjë provë në arrest shtëpie, Sali Berisha ka 11 vite që ka ikur nga pushteti, ndërkohë kemi një hajdut si Erion Veliaj, çdo ditë që qëndron në zyrë prish provat”, u shpreh ai.

Në shenjë revolte kundër Erion Veliajt opozita goditi me molotovë godinën e bashkisë së Tiranës, por ky aksion u shoqërua edhe me incidente. Një prej shisheve me benzinë që protestuesit hodhën u pengua në degët e pemëve pranë bashkisë duke rënë pranë operatorëve e vetë protestuesve. /vizionplus.tv