Prokuroria e Poisaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sekuestroi pasurinë e shtetasve Armand Marku dhe Gerti Marku, si edhe të familjarëve të afërt të tyre.

 

SPAK kreu hetim pasuror për ta, pas telasheve që kanë me drejtësinë italiane për shkak të trafikut të drogës. Armand Marku, rezulton të jetë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tiranë, pasi Gjykata e Milanos në vitin 2017 e ka dënuar me gjashtë vjet e dy muaj heqje lirie për veprat penale “Trafikim narkotikësh” dhe “Bashkëpunim në krim”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Po ashtu Armand Marku dhe Gerti Marku, (Ledio Hallkokondi) janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali pasi autoritetet gjyqësore të Firences kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Për dy trafikantët, SPAK sekuestroi pasuritë e poshtëpërmendura:

 

 

  1. Pasuria e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe totale 688 m2, si dhe objektin e ndërtuar mbi të, hotel “Harbour”, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.
  2. Pasuria e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 688 m2, së bashku me objektin përkatës të ndërtuar mbi të një pishinë, e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë, në pronësi të shtetasit Petro Branko.
  3. Pasuria e paluajtshme e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe 51 m2, e ndodhur në rrugën Don Bosco, Tiranë, e blerë në vitin 2017 me çmim 105.000 euro.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

SPAK dorëzoi edhe një kërkesë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për konfiskimin e këtyre pasurive.