Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimin pasuror të personave të vënë në pranga nga operacioni “Metamorfoza”.
Hetimit pasuror do t’i nënshtrohen, biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesi i Forcës Operacionale Oltion Bistri dhe ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita.
Ky hetim bëhet për të zbardhur të ardhurat e vërteta të të arrestuarve dhe burimin e tyre.
Në sitë janë vënë prona të luajtshme dhe të paluajtshme, automjete, banesa, biznese, llogari bankare etj.
Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë burime të ligjshme. Ky hetim po ndiqet nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja.
Ndërkohë Apeli i Posaçëm do të japë vendimin për të arrestuarit ditën e nesërme, 31 gusht.