Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha dhe 7 personat e tjerë të akuzuar për korrupsion.
Pjese e dosjes janë avokati Aldo Tabaku, sekretarja e gjykatës Manuela Mallkuçi dhe 5 persona të tjerë.
Avokati Tabaku përmes shumave të parave së bashku me gjyqtaren Hoxha bënin të mundur lirimin e të burgosurve. Ndërsa sekretarja Mallkuci ndërhynte te shorti, me qëllim që kjo çështje të përfundonte në duart e Hoxhës.
Emri i Enkelejda Hoxha lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokles, Genc Tafilit dhe Hekuran Billes, ky i fundit vrarë disa muaj më parë në Tiranë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";