SPAK u ka dërguar letërporosi të gjitha bankave të nivelit të dytë në Shqipëri dhe kërkon informacion për llogaritë e call centerave që veprojnë në vendin tonë. Nga hetuesit kërkohet informacion për transaksionet e dy viteve të fundit.

Dje, nga SPAK u bë me dije se ka nisur një hetim sekret për call centerat që veprojnë në Shqipëri, pasi kërkesa ka ardhur nga homologët gjermanë, sepse shumë shtetas të tyre kanë rënë pre e mashtrimeve dhe kanë humbur miliona euro.

Gjithashtu u është dërguar një kërkesë edhe tatimeve për bilancin e këtyre bizneseve. Po e njëjta kërkesë u është dërguar dhe kompanive telefonike për thirrjet e kryera ndaj numrave të huaj gjerman, holandez, italian dhe francez.

Mbi 1 mijë shtetas të huaj janë mashtruar, me vlera që shkojnë deri mbi 600 mijë euro investime në bursen e rreme për një person. Në total vlera e mashtrimeve shkon në miliona euro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga hetimet paraprake paratë siç merren nga të huajt kalojnë në offshoret e call centerave.