SPAK lëshon urdhër-arreste, merrnin deri në 45 mijë dollarë dhe kalonin shqiptarët drejt SHBA, si funksiononte skema

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Disa persona janë ndaluar me urdhër të SPAK, pasi akuzohen se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal duke ndihmuar persona të ndryshëm të udhëtojnë drejt SHBA, në mënyrë ilegale.

SPAK njofton se të përfshirët në këtë veprimtari falsifikonin dokumenta në kohë të shpejtë, prisnin biletat e udhëtimin dhe pajisnin “klientët” me numra të ndryshëm në bazë të vendit ku do të udhëtonin.

Zakonisht kalimi i paligjshëm drejt SHBA-së rezulton të jetë kryer përmes shteteve Shqipëri-Itali- Spanjë-Meksikë-SHBA.

E gjitha kjo veprimtari kryhej për jo Kjo procedurë nuk zgjaste më shumë se 15-20 ditë dhe çdo person paguante një shumë nga 20 mijë dollarë deri në 45 mijë dollarë.

Advertisement

“Modus operandi i ndjekur nga personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale konsiston fillimisht në krijimin e kontaktit mes personave të interesuar për të ikur drejt SHBA-ve dhe personit nën hetim L.M., i cili me qëllim kalimin e paligjshëm në kufi, kryente, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, veprimet si: prodhimi në kohë të shpejtë i dokumenteve të identifikimit të falsifikuar, prerja e biletave të udhëtimit, pajisja me aparate celularë të rinj dhe numra telefoni sipas shteteve ku kryhet udhëtimi etj.

Shtetasit e interesuar për të ikur drejt SHBA-ve kalonin kufirin shqiptar me pasaportën e tyre shqiptare dhe në aeroportet e Spanjës nga ku kryhej tranziti drejt Meksikës dhe me tej SHBA-ve, priteshin nga shtetas të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, të cilët i pajisin me dokumentin e identifikimit të falsifikuar. E gjitha kjo veprimtari kryhej për jo Kjo procedurë nuk zgjaste më shumë se 15-20 ditë dhe çdo person paguante një shumë nga 20 mijë dollarë deri në 45 mijë dollarë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

SPAK njofton se një person është vënë në pranga, ndërsa tre të tjerëve iu është caktuar masa “arrest në shtëpi”./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy