SPAK kërkon arrestimin e Bllakos/ Rama: Askush nuk është mbi ligjin! S’ka mburoja politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SPAK kërkon arrestimin e Bllakos/ Rama: Askush nuk është mbi ligjin! S’ka mburoja politike

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët lidhur me rastin e deputetit socialist, Alqi Bllako, për të cilin SPAK ka kërkuar arrestimin e tij, akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.

 

Për kreun e qeverisë, kjo është një përgjigje për të gjithë ata që nuk besojnë të refoma në drejtësi, dhe se përgjegjësia bie mbi individin.

 

Advertisement

Sipas tij, deri në momentin që të vërtetohet nga drejtësia, deputeti socialist është i pafajshëm.

 

“Kjo është përgjigja për ata që nuk besonin se në Shqipëri do të bëhej reformë në drejtësi, se do të vinte dita që edhe njerëz me pushtet do shkonin para drejtësisë. Nuk besonin se këtë reformë ne e ndërmorën me shumë vendosmëri bashkë me PS. Do vazhdojmë ta mbështesim për të krijuar kushtet që me kohë, mund dhe durim, ngritjet dhe uljet e veta një proces reformimi i drejtësisë të bëjë të mundur që të ketë një Shqipëri të drejtë për të gjithë për gjeneratën tjetër. Ne nivelin njerëzor jam i keqardhur por në nivelin e detyrës. I shoh këto që ndodhin si rezultat i asaj që kemi bërë”, tha Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy