Me akuzat për “Grup te strukturuar Kriminal”, “Trafikim të lendeve narkotike” dhe “Kryerje e veprave penale në kuader te grupit te strukturuar kriminal”, Prokuroria e Posaccme ka kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela.

SPAK pretendon se Tahiri dhe Çela në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë favorizuar grupin kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj për të trafikuar sasi të mëdha hashashi nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Por, pala mbrojtëse u shpreh se jo vetëm që nuk është shkelur ligji por ka qenë vetë Ish-Ministri në detyrë Saimir Tahiri asokohe, ai që kallëzoi në polici grupin e strukturuar kriminal.
Avokati i Tahirit argumentoi në seancë se përderisa nuk ka prova të reja për një akuzë të rrëzuar në 2019, prokuroria nuk ka më të drejtë të hetojë klientin e tij.

Ish-ministri refuzoi të fliste, duke thënë se do presë datën 4 shkurt, për vendimin final që do të japë apeli I posacëm .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në nëntor të 2019 gjykata i hodhi poshte akuzat e trafikut dhe grupit te strukturuar kriminal duke njohur vetëm atë të shpërdorimit të detyrës.

 

Për këtë akuzë, ish-minIstri Tahiri aktualisht po vuan dënimin e dhënë, ku 5 vite burgim iu reduktuan në 3 vite e 4 muaj burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar e që më pas edhe ky denim iu konvertua në shërbim prove.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";