Një mijë persona janë përgjuar nga Prokuroria e Posaçme për shkak dyshimeve mbi përfshirjen e tyre në korrupsion dhe në krimin e organizuar.

Për vitin e kaluar SPAK bëri 62 kërkesa për konfiskim pasurie, 25 prej tyre janë pranuar nga Gjykata. Rezultatet e punës së SPAK u bënë publike nga drejtuesi i këtij institucioni Arben Kraja gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve.

 

“Mbi 1000 subjekte të përgjuara, pjesa më e madhe për korrupsion. 41 kërkesa për ndihmë nga autoritet e huaja, në total janë ekzekutuar 22 prej tyre. 24 raste për ekstradim. Një punë tjetër që na ka kushtuar shumë punë është ajo kundër terrorizmit. Ka pasur 62 kërkesa për konfiskim pasuri, 25 është pranuar kërkesa për sekuestrimin e pasuritë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kraja shtoi se vonesat në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe numri i vogël i prokurorëve, sollën pengesa në punën e SPAK.

 

Në muajin gusht pritet që të nisë puna e BKH pas trajnimit nga FBI të 28 agjentëve të parë të këtij institucioni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";